Beta fillimisht njihej si varianti i Afrikës së Jugut, sepse u zbulua për herë të parë në Gjirin e Nelson Mandela në tetor 2020. Emri i tij u ndryshua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Beta si pjesë e mënyrës së re të klasifikimit të varianteve Covid, të quajtur pas alfabetit grek. Varianti njihet gjithashtu me emrat e tij shkencorë VOC-20DEC-02 ose B.1.351
Të gjithë udhëtarët britanikë të vaksinuar edhe me dy dozat, dhe që vizitojnë Francën gjatë verës do të duhet të futen në karantinë pasi të kthehen. Kjo për shkak të përhapjes së variantit Beta të virusit në Francë. Duke njoftuar rregullat e reja të udhëtimit, qeveria britanike tha se ky variant është vazhdimisht i pranishëm në kombin francez.
POR ÇFARË DIHET PËR TË?
Ky variant i virusit që shkakton Covid-in, është zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut vitin e kaluar, por nga muaji dhjetor është përhapur edhe në Britani dhe vijon të infektojë. Ky variant është klasifikuar si “variant për t’u shqetësuar” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe se duhet të monitorohet nga afër nga ekspertët dhe qeveritë në të gjithë botën. Megjithatë, ky variant nuk po përhapet askund aq shpejt sa varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi. Disa ekspertë kanë thënë që shqetësimet në lidhje me përhapjen e Beta në Francë janë të tepruara, duke pretenduar se ajo është e kufizuar në ishullin e vogël të Reunion në Oqeanin Indian. Por shkencëtarët në përgjithësi parashikojnë se lloji është në gjendje të shmangë vaksinat në një masë të caktuar edhe pse vaksinat që përdoren në Britani duket se sigurojnë një mbrojtje kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.
SA KËRCËNUES ËSHTË REALISHT?
Beta fillimisht njihej si varianti i Afrikës së Jugut, sepse u zbulua për herë të parë në Gjirin e Nelson Mandela në tetor 2020. Emri i tij u ndryshua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Beta si pjesë e mënyrës së re të klasifikimit të varianteve Covid, të quajtur pas alfabetit grek. Varianti njihet gjithashtu me emrat e tij shkencorë VOC-20DEC-02 ose B.1.351. Afrika e Jugut mbetet vendi më i goditur dhe raportoi 6,023 raste të variantit Beta deri në fillim të korrikut. Varianti është zbuluar gjithashtu në afro 100 vende të botës. Ky mutacion është në gjendje të bashkohet më lehtë me qelizat njerëzore për shkak të mutacioneve të tij dhe për këtë arsye mendohet të jetë më infektues.
A FUNKSIONOJNË VAKSINAT TEK VARIANTI BETA?
Ekspertët janë të shqetësuar se varianti Beta mund të jetë në gjendje të shmangë vaksinat në mënyrë më efektive sesa llojet e tjera të Covid. Profesori John Edmunds, anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage), tha se ministrat kishin të drejtë të shqetësoheshin për përhapjen e tij në Francë dhe gjasat e përhapjes në Britani. Varianti Beta mbetet si kërcënim gjatë gjithë kohës edhe nga OBSH dhe klasifikimi nuk ka ndryshuar. Ndoshta është më pak infektues sesa varianti Delta që po përhapet për momentin në Britani. Aty ku ka një avantazh ky variant është fakti se është në gjendje t’i shpëtojë përgjigjes imune në një masë më të madhe se variantet e tjera.