Sarajevë, 21 nëntor – Alarmi për bombë në një gjykatë kantoni në Sarajevë i cili ishte dhënë paraprakisht ishte i rremë, kumtoi administrata policore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kantonit të Sarajevës, transmeton gazeta KOHA.
“Është bërë edhe shqyrtim i hapësirave të Gjykatës dhe është përcaktuar se alarmi i bombës ka qenë i rrejshëm”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i kantonit të Sarajevës.
Ai shtoi se nëpunësit policorë po punojnë në identifikimin dhe locimin e një personi të panjohur i cili ka bërë kanosje të rrejshme.(koha.mk)