Policia e Kosovës pasditen e sotme ka rrethuar rektoratin e Universitetit Shtetëror “Hasan Prishtina” (UP) në qendër të kryeqytetit të Kosovës, pasi ka marrë njoftimin për një bombë të dyshuar të vendosur në objekt, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Rektori i UP-së, Naser Saiti, ka thënë për mediat se ka qenë një email që ka arritur në adresën e UP-së me kërcënim për shpërthim të bombës.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka mbërritur një ekip anti-mina nga policia, i cili ka izoluar me shirita policie godinën dhe oborrin e Rektoratit.
Përmes kumtesës për opinionin, policia ka konfirmuar zyrtarisht rastin, duke shtuar se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative për menaxhimin e situatës.