Nëse ju kujtohet ngjarja tragjike e vitit 2015 kur fëmiu refugjat, Alan Kurdi doli i vdekur në bregdetin turk në tentim të shpëtojë nga bombat dhe plumbat e Sirisë.
Sot, spanjollët promovuan një anije shpëtimi që operon në detin Mesdhe me emrin “Alan Kurdi”, shkruan gazeta KOHA. Babai i Alanit mori pjes në ceremoninë e emërtimit të anijes. Në 2015, 4-vjeçari ishte fundosur bashkë me varkën e improvizuar me shumë refugjatë tjerë, ndërsa disa ditë pas fundosjes, ujërat e detit e kishin nxjerrë kufomën në bregun turk, ku u gjet nga policët turq. Atëkohë, fotoja e vogëlushit kishte vërshuar rrjetet sociale dhe kishte rritur thirrjet për ndaljen e luftës siriane dhe kujdes më të madh për refugjatët e ikur. (koha.mk)