Alaba: Gjithmonë kam dashur të luaj për Realin

13

David Alaba iu bashkua Real Madridit gjatë afatit kalimtar veror dhe përshtatja e tij në futbollin spanjoll ka qenë shumë e lehtë.

Mbrojtësi austriak u transferua në Santiago Bernabeu si transferim i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Bayernin.

Alaba ka folur për aventurën në Madrid, ku ka thënë se ka dashur gjithmonë të transferohet te Los Blancos. “Unë gjithmonë kam dashur vetëm Realin. Përshtatja në Spanjë ishte menjëherë pozitive”, tha Alaba.

“Shumë njerëz e interpretuan lamtumirën time me Bayernin në mënyrën e tyre”, tha Alaba. Tutje reprezentuesi austriak foli edhe për largimin nga Bayerni dhe ofertat e tjera që kishte.

“Unë kam shpjeguar këndvështrimin tim pa pushim dhe kam dhënë arsyet e mia të largimit”. “Kam pasur edhe oferta të tjera, por i kam bërë të qartë të gjithëve se do të largohesha nga bavarezët vetëm për Realin”, deklaroi austriaku.