E ardhmja e David Alabas me shumë gjasa do të jetë Spanjë, janë të bindura për këtë mediat iberike dhe sidomos ato që qëndrojnë afër klubit të Realit. Sipas prestigjiozes “Marca”, madrilenët kanë arritur akordin me futbollistin austriak të Bayernit, teksa raportohet se ai ka nënshkruar një para-kontratë. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë rreth 12 euro në vit.
Transferimi i Alabas me parametër zero mund të konsiderohet një goditje e bujshme në merkato për Los Blancos, të cilët në verën e ardhshme do të tentojnë edhe afrime të tjera me peshë për të rritur cilësinë në skuadër.