Bagdad, 8 janar – Prifti irakian shiit me ndikim, Moktada al-Sadër, deklaroi sot se përfundoi kriza në Irak, pas retorikës për deeskalim të Iranit dhe të SHBA-së dhe iu bëri thirrje milicive që të mos kryejnë sulme.
Një qeveria e re irakiane e aftë që ta mbrojë sovranitetin e vendit dhe pavarësinë duhet të formohet në 15 ditët e ardhshme, thuhet në kumtesën e Sadrit. Sipas tij, irakianët ende duhet të angazhohen për dëbimin e trupave të huaja.
Iu bëj thirrje fraksioneve irakiane që të jenë të kujdesshëm, të durueshëm dhe të mos inicojnë aktivitete ushtarake dhe të përjashtojnë vota individuale ekstremiste derisa nuk shteren të gjitha metodat politike, parlamentare dhe ndërkombëtare”, tha ai.(koha.mk)