Thonë se dashuria nuk njeh moshë. Nuk e dimë ende nëse është i tillë edhe rasti i aktorit Hollywoodian Al Pacino-s me të dashurën e tij të re.
78-vjeçari, i cili vazhdon të jetë në formë pavarësisht viteve që mban mbi supe, prej disa muajsh frekuentohet me aktoren izraelite Meital Dohan. Dhe lajm nuk është fakti që Al Pacino është në një lidhje, por që e dashura e tij është 39 vite më e re se ai.
Sipas “The New York Post”, pasi e kanë mbajtur për disa muaj të fshehtë lidhjen e tyre, çifti është parë për herë të parë për darkë në restorantin Dan Tana në Los Anxhelos dhe që atëherë janë shfaqur disa herë së bashku publikisht. Meital Dohan është e njohur në Shtetet e Bashkuara pas interpretimeve të saj në disa episode të serisë televizive “Weeds”, ka shkruar një libër dhe ka botuar këngën “On Ya” me këngëtarin Sean Kingston.
Meitali nuk është gruaja e parë në moshë më të re që frekuenton Al Pacino-n. Ylli i Hollywoodit, babai i tre fëmijëve, pati një lidhje të shumë përfolur me aktoren argjentinase Lucila Sola, e cila është 36 vjet më e vogël se ai.