Kajro, 28 qershor – Grupi terrorist Al Kaeda i ka akuzuar autoritetet egjiptiane se e kanë vrarë ish-presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi.
Politikani me orientim islamik Morsi, i cili ka qenë presidenti demokrati i parë i zgjedhur i Egjiptit, u rrëzua nga ana e forcave sekulariste në armatën egjiptiane në vitin 2013, të kryesuara nga shefi aktual i shtetit Abdel Fatah al Sisi. Morsi, i cili nga rrëzimi nga pushteti ishte në burg, ka ndërruar jetë më 17 qershor gjatë gjykimit në Kajro, si pasojë e sulmit në zemër.
“Ne nuk dyshojmë se ai (Morsi) është vrarë dhe se është shtypur dhe nënçmuar në burg”, theksohet në kumtesën e Al Kaedës, të cilës i referohen egjiptianët që t’i kundërshtohen presidentit aktual El Sisi