Pas studios ligjore që e braktisi javën e kaluar, brazilianen që akuzon Neymarin për përdhunim, e ka braktisur edhe një tjetër avokat, që mori në dorë çështjen e saj me yllin e Paris Saint Germain.
Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e të hënës, avokati Danilo Garcia de Andrade theksoi se ka vendosur të heqë dorë nga përfaqësimi i Najila Trinidade Mendes, pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e një akti të paligjshëm, për të përfituar para.
“Besoj në punën time dhe dua ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, por në rastin konkret nuk mund të marr pjesë në një akti të paligjshëm, që bëhet me qëllim përfitimin ekonomik”, tha avokati.
Ndërkohë, vetë braziliania denoncoi ditën e diel vjedhjen e tabletit ku ishte regjistruar videoja e përdhunimit, duke theksuar se tashëm ka humbur provën e vetme të akuzës së saj.