Ish presidenti i Koresë së Jugut akuzohet se ka marrë 10.3 milionë dollarë ryshfet nga agjencia e inteligjencës, biznesmenë dhe të tjerë gjatë periudhës 2008-2013, kur ai ishte në detyrë.
Prandaj, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, është arrestuar, ndaj të cilit kishte një urdhër arrest të lëshuar nga gjykata rajonale qendrore e Seulit nën akuzën “ryshfet dhe shpërdorim të detyrës”.
Lee gjithashtu akuzohet edhe për përdorimin e autoritetit të tij që t’i mundësojë përfitime kompanisë së pjesëve për automjete DAS, e cila në dokumente rezulton se i përket vëllait të tij Lee Sang-eun.
Nëse Lee do të dënohet në lidhje me të gjitha akuzat e drejtuara ndaj tij, ai mund të marrë dënim deri në 45 vite burg.