Në rrjetet sociale modelja Gigi Hadid është etiketuar si raciste pas shfaqjes së saj me një pamje si të Melanie Trump në skenën e American Music Awards. Modelja 21-vjeçare, madje fliste edhe me një theks të Evropës Lindore duke përqeshur në një farë mënyrë Zonjën e Parë. U vu re fare thjeshtë, që modelja po imitonte bashkëshorten e Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe komentet për këtë nuk ishin të gjitha pozitive. Të shumtë ishin ata që thoshin se “duam apo s’duam ajo është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo është mungesë respekti”.