Lajmi është bërë publik këtë të enjte nga gazeta “O Estado de S.Paulo” në versionin e saj elektronik. Në një komunikatë, “Mastercard” ka njoftuar se ka ndërprerë përdorimin e imazhit të Neymar në rreklama, deri sa figura e tij të “pastrohet” nga akuzat e bëra.
Vetë Neymar ka mohuar çdo akuzë, teksa nëpërmjet një video të gjatë të postuar në “Instagram”, ai pretendon se është viktimë e një shantazhi, madje duke postuar edhe mesazhet e shkaktuara në “WhatsApp” me modelen akuzuese.