Shkup, 28 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev duke i komentuar akuzat e sotme nga Sindikata e pavarur e policisë se janë furnizuar 600 rripa për një shumë prej 300 mijë eurove tha se bëhet fjalë për informacion jo të saktë.
“Le të kontrollojnë të gjitha mediumet dhe opinioni, të gjitha furnizimet janë publike. Ne edhe me shkrim do t’i dorëzojmë nëse kërkoni. Bëhet fjalë për nevojë të diskutuar në trupin koordinues, me dekret të Qeverisë shkurtohet stazhi i praktikantëve për shkak të nevojës nga vëllimi i madh i punës së rreth 600 praktikantëve kemi mungesë nga pajisjet, duke përfshirë edhe rripa, ashtu që ajo nevojë është diskutuar në trupin koordinativ dhe është miratuar, ndërsa lidhur me vlerën e çmimit ky është informacion publik që në çdo moment mund të shihet”, ka thënë Çulev në konferencën e sotme për shtyp.