Uashington, 28 dhjetor – Uashingtoni zyrtar i hodhi poshtë akuzat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se SHBA-ja iu ndihmon xhihadistëve nga grupi i Shtetit Islamik në Siri, duke e quajtur pohimin e tillë “qesharak dhe absurd”. “Nuk ka kurrfarë baze për akuzat e tilla”, thuhet në reagimin e Departamentit amerikan të shtetit. Kumtesa e Departamentit vjen pas pohimeve të Erdoganit se “disponon me dëshmi të sigurta” se SHBA-ja e ndihmon SHI-në dhe forcat e kurdëve sirianë, që Anakraja zyrtare i trajton si grupe terroriste. Bëhet fjalë për forcat kurde për mbrojtje të popullit (JPG) dhe për formacionet paraushtarake të Partisë së unionit demokratik me të cilët amerikanët bashkëpunojnë me frontit sirian në luftën kundër xhihadistëve të SHI-së. Erdogani dhe Qeveria turke që të dyja grupet i akuzon për lidhje të ngushta me Partinë punëtore kurde (PKK). Të paktën 37 ushtarë turq e kanë humbur jetën në operacionin e Armatës së Turqisë kundër SHI-së në Sirinë veriore afër qytetit Al Bab, që gjendet në 20 kilometra nga kufiri turk.