Antoine Griezmann është tashmë zyrtarisht një futbollist i ri i Barcelonës. Një transferim që gjithsesi ka tërbuar klubin e Atletico Madrid, prej të cilit francezi kampion bote në fuqi u largua pas 5 vitesh. Inati i colchoneros buron nga akuza se Griezmann është dakordësuar me katalanasit prej kohësh, kur në atë kohë, klauzola e transferimit të tij ishte shumë më e madhe se 120 milionë eurot që blaugranat derdhën në arkën e Atletico Madrid, për të
siguruar sulmuesin.
Pretendime dhe akuza të klubit madrilèn që kanë ndezur edhe reagimin e Sevan Karian, avokat i sulmuesit që për “L’Equipe” deklaroi: “Antoine është shumë i zhgënjyer nga sjellja e Atletico dhe drejtuesve të klubit. Ata po veprojnë me dashakeqësi. Në publik deklaorjnë të kundërtën e asaj që na kanë komunikuar privatisht. Ata le
të bëjnë atë që mendojnë se është gjëja e duhur, sepse edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Griezmann tashmë mendon vetëm për këtë kapitull të ri të karrierë së tij”, reagoi avokati i sulmuesit më të ri të Barcelonës.