Pas akuzave të ish-mjekut të delegacionit olimpik kinez Xue Yinxian në një television gjerman se janë me mijëra atletët kinezë që kanë përdorur substanca të ndaluara nga viti 1980 deri në atë 1990, Agjencia Ndërkombëtare Antidoping (WADA) ka bërë me dije se do të ribëjë testet e analizave të sportistëve kinezë të asaj periudhe. WADA ka bërë me dije gjithashtu se do të ribëjë rreth 10 mijë teste që i përkasin sportistëve kinezë të asaj periudhe edhe pse i përkasin 30 viteve më parë edhe pse kjo duket e vështirë, pasi kodi i saj ka hyrë në fuqi në vitin 2003.
Xue ka thënë se substancat e ndaluara u jepeshin sportistëve që kur ishin fëmijë, në disa raste që 11 vjeç dhe më pas ata bëheshin kampionë e fitonin medalje në turne të ndryshme ndërkombëtarë, përfshi edhe ato olimpike. Mjeku deklaroi se doping kryesisht është bërë në sporte si futbolli, atletika, noti, volejbolli, basketbolli, tenisi, hedhje nga trampolina, gjimnastika dhe peshëngritja (shtanga kineze është përjashtuar prej një viti). Xue Yinxian ka thënë se është përjashtuar nga ekipi olimpik kinez, pasi nuk ka lejuar që t’i jepet një substancë e ndaluar një gjimnasteje të re.