Kristiano Ronaldo ishte mbrëmjen e djeshme njeriu i sfidës kundër Atletikos së Madridit, duke shënuar 3 gola dhe duke kualifikuar skuadrën e tij në çërekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Pas shënimit të golit të tretë, portugezi ka shpërthyer rëndë duke festuar në mënyrë të shfrenuar.
Ai ka shkuar në vendin që ishin të akomoduar tifozët e Atletikos dhe i ka quajtur ata bij ku*rve. Tifozët “Rohiblancos” kanë hedhur sende drejt tij dhe skuadrës, që ishte duke festuar dhe kamerat kanë kapur Ronaldon të thotë atë frazë ofenduese ndaj tifozerisë.
Pasi ndeshja ka përfunduar Ronaldo ka treguar edhe organet e tij gjenitale duke imituar gjestin e Simeones në ndeshjen e parë të Madridit.