Tetovë, 16 nëntor – Aktvendim lirues për gjinekologun Kazimir Koprivnjak solli sot Gjykata Themelore në Tetovë. Koprivnjak u akuzua nga Prokuroria Publike për vepra të rënda penale kundër shëndetit të njerëzve, lidhur me vdekjen e lehonës 33 vjeçare Violeta Kirovska në gusht të vitit 2015. Sipas gjykatësit Sadulla Izairi aktvendim lirues në këtë, siç tha ai lëndë specifike është sjellë pas kontrollit të gjitha dëshmive verbale dhe me shkrim ku rol kyç kanë pasur të tre ekspertizat e realizuara prej ekspertëve të institucioneve të larta shëndetësore në vend.
Mbrojtësi i gjinekologut, avokati nga Shkupi Goce Risteski, shkurt tha se aktvendimi për lirim e tij është pritur nga ana e tyre.
Violeta Kirovska vdiq më 25 gusht të vitit 2015, një javë pas lindjes në spitalin e Tetovës. Edhe foshnja ka vdekur pas rreth një muaji.