Shkup, 19 dhjetor – Tridhjetë ditë arrest shtëpiak sonte i është shqiptuar aktores Silvija Stojanovkës pasi paraprakisht ajo ishte zbatuar para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, transmeton gazeta KOHA.
Një pjesë e mediave lajmëruan se Stojanovska është arrestuar lidhur me sekuestrimin e një sasie më të madhe të drogës.
Krahas asaj, para gjykatësit në procedurë paraprake ishte nxjerrë edhe një person për të cilin me kërkesë së Prokurorisë i është caktuar paraburgim treditor.
“Para gjykatësit të procedurës pranë Gjykatës Penale Themelore Shkup vonë pasdite ishin marrë dy persona me propozim të Prokurorisë për përcaktimin e masave për sigurim të pjesëmarrjes. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave, gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe S.S i ka përcaktuar masë “arrest shtëpiak”, ndërsa V.B i ka caktuar masë paraburgimi për të dy në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, i formojnë nga Gjykata Penale për MIA-n.
Kundër këtij vendimi, të dy kanë të drejtë të ankesës para Këshillit Penal.(koha.mk)