Aktorja e serisë ‘Pretty Little Liars’ Lucy Hale, më në fund ka thyer heshtjen e saj, pasi disa foto nudo të saj u publikuan në internet. Ajo ka bërë një postim në rrjetin social Twitter, ku është shprehur se: “Unë nuk kam dashur të komentoj për diçka aq qesharake, por 2017-ta do të jetë për të folur gjithë të vërtetat e mia..për atë arsye unë do të them diçka”. “Edhe njëherë, një grua në sy të publikut është shkelur, është vjedhur jeta e saj private ndërsa trupi është ekspozuar për ta parë të gjithë. Unë nuk do të kërkoj falje pse jetoj jetën time dhe pse kam një jetë personale e cila është e gjitha e imja. Është për të ardhur keq se si ekspozimi në këtë mënyrë është i lejuar. Faleminderit për të gjitha mesazhet e ëmbëla, dhe përkrahëse që më keni dërguar. E vlerësoj këtë shumë. Ndërsa për ata të cilët më bënë atë të keqe.. mund të më puthni prapanicën”, ka thënë mes të tjerash aktorja. Ndërsa raportohet se aktorja dhe avokati i saj Marty Singer, kanë dërguar një letër në këtë faqe të internetit e cila ka lansuar fotot e saj nudo në shtrat, për ta paditur atë. Këto foto janë postuar nga Celeb Jihad, ndërsa sipas Lucy këto fotografi janë marrë nga telefoni i saj i cili është hakuar.