Aktorja e njohur shqiptare humb motrën më të vogël: Si do bëjmë pa ty?

98

Aktorja Lisa Kujofsa ka humbur sot të motrën. Ani Kujofsa motra e vogël e saj, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë aktorja në një postim në rrjetet sociale.

-640-0-60999138d4577

 

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nëse në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës. Me hidhërime familja Kujofsa”, shkruan aktorja.