Dhuna ndaj grave është një fenomen ndërkombëtar, ku prek çdo femër, pavarësisht statusit apo punës që ajo bën. Viktimë e dhunës ka qenë edhe aktorja e njohur kolumbiane, Eileen Moreno, e cila është rrahur barbarisht nga i dashuri i saj Alejandro Garcia. Çifti jetonin bashkë prej kohësh në Meksikë.
Ka qenë vetë aktorja që ka bërë publike fotot, ku duket e rrahur brutalisht, për të sensibilizuar gratë e tjera, të cilat kanë qenë gjithashtu viktima të dhunës.
Eileen Moreno ka nisur një fushatë për të ndihmuar femrat e tjera që dhunohen nga partnerët e tyre.
Megjithatë i dashuri e saj e mohon kategorikisht ta ketë bërë diçka të tillë, dhe njerëzit janë ndarë në dy grupe të mëdha. Njëri grup beson se aktorja po e bën këtë vetëm për famë, ndërsa tjetri ndjen keqardhje për aktoren dhe janë në mbështetje të saj.