Ernest Zymberi është bërë baba i një vajze.
Aktori Ernest Zymberi, i njohur si ‘Llukman Avdili’ ose ‘Lugina’ në serialin shumë të shikuar, ‘O sa Mirë’ ka lajmëruar se është bërë baba.
Ai dhe bashkëshortja e tij Albulena Rexhepi, janë bërë prindër të një vajze të cilës ia kanë lënë emrin Mara.
Zymberi ka publikuar një fotografi ku lajmëron për këtë gëzim, ndërsa ka shkruar se ka kohë që ai dhe Lena po e imagjinojnë këtë ndjenjë.
I urojmë Marës jetë të gjatë dhe të lumtur me prindërit e saj!