Ylli brazilian duket se po interesohet për të bindur Pogban që të transferohet në Paris. Problemet e francezit me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, kanë alarmuar të gjitha skuadrat e mëdha evropiane. Ishte edhe Barcelona më herët që është interesuar për francezin megjithatë nuk ka asgjë konkrete. Së fundmi, skuadra e Parisit duket se është futur në garë dhe ka angazhuar edhe yllin e skuadrës. Neymar ka shprehur dëshirë të madhe që të luaj krahë francezit dhe po tenton ta bind lojtarin për një kalim në “Parc des Princes”.