Shkup, 7 nëntor – Sot për të katërtën herë me radhë, të punësuarit e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë u solidarizuan me aktivitetin humanitar për dhurimin e gjakut “Zemra e Fondit”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunimin me Institutin për mjekësi transfuzive dhe Kryqin e kuq. Qëllimi i aktivitetit është t’a ngrejë vetëdijen e popullit për rëndësinë e sigurimit të gjakut në kohë, për të shpëtuar jetë njeriu dhe të shërbejë për t’i inkurajuar sa më shumë njerëzit që të dhurojnë gjak. Aktiviteti humanitar për dhurimin e gjakut zhvillohet në nivel gjithëpërfshirës të Fondit për sigurim shëndetësor respektivisht, të punësuarit e të gjithë 30 njësive rajonale të Fondit sot e dëshmojnë anën e tyre humane përmes dhurimit të gjakut.