Tetovë, 30 prill – Për shkak të pritshmërive për rritjen e frekuentimit në rrugë në prag të festës së nesërme 1 Maji, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës do ta rrisë prezencën policore në rrugët e rajonit në funksion të zhvillimit pa pengesë dhe të sigurt të komunikacionit dhe festim të sigurt.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marian Josifovski, deklaroi se sipas parashikimeve policore pjesa më e madhe e komunikacionit pritet në rrugët që çojnë drejtë qendrave turistike Ohër dhe Mavrovë, si dhe drejtë dhe rreth më shumë vendeve për piknik në rajon.
“SPB Tetovë sërish dërgon apel deri te shoferët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë, të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe të shmangin konsumimin e alkoolit nëse planifikojnë pjesëmarrje në komunikacion”, tha Josifovski.
Nga policia edhe me këshilla deri te qytetarët të mos ndezin zjarre në sipërfaqe të hapura, posaçërisht në afërsi të pyllit me qëllim të shmanget mundësia për zjarr, si dhe para largimit të tyre të kontrollojnë nëse pas vete kanë lënë dhe t’i mbledhin mbeturinat.