Shkup, 16 nëntor – Shfrytëzim të transportit publik, kyçje në ngrohjen qendrore, shfrytëzim të karburanteve ekologjike si masa për uljen e ajrit të ndotur, ishin prezantuar në konferencën e sotme për shtyp me temë “Si deri në ajër të pastër në qytete”, në organizim të OJQ-së Instituti i Gjelbër.
“Propozuam masa urgjente të cilat duhet të ndërmerren në këtë periudhë kur ndotja e ajrit arrin dimensione enorme, ashtu që propozimet tona janë se duhet të veprohet në të gjitha fushat nga vjen ndotja edhe në pjesën e ngrohjes të amvisërive, në pjesën e industrisë, në pjesën e trafikut dhe ndërtimtari”, thotë Maja Moraçanin, kryetare e RDM-së.
Lidhur me ndotjen nga vjen nga amvisëritë, theksoi se si propozim masë që të kyçen një numër sa më i madh i qytetarëve në ngrohje qendrore, të ndihmohet në mënyrë financiare të TVSH-së nga 18 në pesë për qind.
“Në periudhën e dimrit propozojmë uljen e çmimit të biletave në transportin publik për 50 për qind dhe vendosjen e biletës së gjelbër 24 orëshe, të cilin një qytetar do të mund ta shfrytëzojë në destinacione të ndryshme. Gjithashtu është shumë me rëndësi të rritet numri i autobusëve të rinj me standarde ekologjike pesë dhe gjashtë, ekologjikisht më të pastër, të cilat nuk e ndotin aq ajrin dhe të vendosen linja e reja të autobusëve”, shtoi Moraçanin.
Kryetarja e OJQ Instituti i Gjelbër Natasha Amdiju theksoi se si qytetarë, duhet të mësohemi të shfrytëzojmë transport publik dhe shtoi se transporti publik duhet të jetë i volitshëm, kur bëhet fjalë për çmimin.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Petrovska theksoi se në këtë moment e përfundojnë punën e Rregullores për gjelbërimin urban.