Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë e shpalli aktgjykimin ndaj katër të dyshuarve për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar. Të akuzuarit janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në shpalljen e gjykimit, të pranishme kanë qenë edhe deputetet e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj. Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016 ndaj Kuvendit të Kosovës
Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ishin Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore. Pjesë e aktakuzës ka qenë edhe Astrit Dehari, i cili në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.