Aktakuzë ndaj 11-të personave për “Shkallët spanjolle”

Shkup, 13 dhjetor – Pas një procedure hetimore gjithëpërfshirëse të cilën Prokuroria për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e filloi në qershor, prokurori adekuat deri te Gjykata Penale e Shkupit, parashtroi aktakuzë për 11 persona, të akuzuar në rastin “Shkallët spanjolle”. Sipas kësaj aktakuze të akuzuarit ngarkohen se e kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, gjegjësisht njëri prej të akuzuarve ngarkohen për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, transmeton gazeta KOHA.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, gjatë realizimit të procedurës hetimore, është konfirmuar se gjatë periudhës 21.12.2010 deri me 08.08.2018, i akuzuari i parë së bashku me pesë nëpunës administrativ, me mosrealizimin e detyrimeve të tyre zyrtare, kanë vepruar kundër dispozitave të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë ndërtimore dhe nuk kanë iniciuar procedurë për përfundimin e Marrëveshjes për tjetërsim të tokës ndërtimore dhe kthimin e tokës ndërtimore në pronë të RMV-së, as që kanë paguar gjobë të Marrëveshjes, me çka kanë mundësuar blerësit të përfitojnë pronë të kundërligjshëm.

Në këtë lëndë të akuzuar janë dy persona zyrtar të cilët kryejnë punë me interes publik dhe të cilit me moskryerjen e detyrës së tyre zyrtare, kanë vepruar kundër Marrëveshjes për tjetërsim dhe Ligjit për noter. Tutje, akuzohet edhe një person, pronar i një personi juridik, i cili si bashkëkryerës me kontribut të posaçëm ka marrë pjesë në kryerjen e veprës, duke dorëzuar gjetje të sakta dhe vlerësime të përgatitura me kërkesë të tij, me tregimin e gjendjes së tokës, në kundërshtim me konstatimin nga ana e Komunës Qendër. Po ashtu akuzohet një person i cili në cilësinë e personit zyrtar duke mos mbajtur llogari për të drejtat pronësore dhe interesat e shtetit dhe duke mos e kryer detyrën e tij, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për avokaturë shtetërore. Ndërkohë, një person tjetër zyrtar akuzohet se me lëshimin e mbikëqyrjes së obliguar – pa vërtetuar se në gjendje të rregullt – Marrëveshjen për tjetërsim të tokës shtetërore, ka qenë e paraparë shënim i ngarkesës reale mbi tokën, në dobi të tjetërsuesit. Ai ka vepruar pa ndërgjegjshëm në kryerjen e autorizimeve të tij dhe nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit nga kadastra e patundshmërive, në bazë të cilit është dashur të vepron.

Ndryshe, me këto veprime, sipas Prokurorisë Publike, të akuzuarit kanë shkaktuar dëm të Buxhetit, në vlerë prej 163.513.868,00 denarë.(koha.mk)