Kumanovë, 23 dhjetor – Prokuroria Themelore Publike Kumanovë dorëzoi aktakuzë për vrasje në pajtueshmëri me nenin 123 nga Kodi penal kundër Boban Iliç i dyshuar për shkelje të 4-vjeçarit Almir Aliu në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti. Në kumtesën nga Prokuroria e publikuar të lëshuar të premten, përcjell gazeta KOHA, thuhet se kundër tre personave të tjerë është dorëzuar aktakuzë për dhunë. I akuzuari më 25 qershor së bashku me të dashurën e tij kanë pritur rend në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë dhe është grindur me prindin e Almirit për mosrespektim të rendit për pranim në institucion, me ç’rast fjalosja ka vazhduar jashtë Shtëpisë së shëndetit, kur anëtarë të familjes Aliu e kanë sulmuar Iliçin dhe vëllain e tij. I akuzuari me automobilin e tij markë “Mercedes” ka tentuar që t’i shkelë nënën, babain dhe fëmijën 4-vjeçar, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Vëllai i të akuzuarit, atëherë pohonte se iknin nga një grup i qytetarëve. Procedura zhvillohej si urgjente, ndërsa është kërkuar edhe ekspertizë neuro-psikiatrike për gjendjen e të akuzuarit. (koha.mk)