Shkup, 22 janar – Pas një procedure hetimi, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dorëzoi aktakuzë kundër 11 personave në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Personat akuzohen se në periudhën nga dhjetori i vitit 2019 deri në tetor 2020 në disa raste si organizatorë ose anëtarë të një grupi kryen krimin “organizim grupi dhe nxitjen e kryerjes së trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të të miturve dhe kontrabandë me emigrantë” sipas nenit 418-v dhe veprën penale të“ kontrabandim të emigrantëve” sipas nenit 418-b paragrafi 2 nga Kodit Penal.
Siç njoftoi Prokuroria Publike sot, në periudhën e përmendur, me paramendim dhe për përfitim, të pandehurit M.S (49) dhe djali i tij S.S. (23), së bashku me të pandehurin A.M. (47) dhe A.A., i cili nuk është i pa qasshëm për organet e ligjit, organizuan një grup për të kontrabanduar emigrantë.
Grupi për komunikim të ndërsjellë ka përdorur aplikacione telefonike në numrat e telefonit celular nga operatorët mobil të Maqedonisë dhe Greqisë përmes të cilave ranë dakord për transferimin e emigrantëve të kundërligjshëm nga territori i Greqisë në vend.
Për shkak të mënyrës dhe motivit për kryerjen e veprës, veçanërisht për faktin se kjo vepër ka element ndërkombëtar në kryerjen dhe lidhjen e autorëve nga disa shtete, thonë nga prokuroria në kumtesë, Prokuroria në kuadër të aktakuzës deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup dorëzoi edhe propozim të posaçëm për zgjatjen e masës së paraburgimit për të pandehurit M.S, S.S, M.M, D.S, D.L. dhe A.M. dhe masën e arrestit shtëpiak për T.K-C., J.K., T.M. dhe F.A. Për të pandehurin B.J. është paracaktuar paraprakisht masa e paraburgimit për veprën penale kontrabandim të emigrantëve.