Shkup, 19 shkurt – Teoria e aktakuzës në rastin “Target- Fortesa” kundër të akuzuarit Sasho Mijallkov është vetëm teori e bazuar në pretendime jo të dëshmuara. Me këto fjalë avokati Mile Petrovski i ka nisur fjalët përmbyllëse në mbrojtje të klientit të tij, ish drejtorit të DSK-së, tani i akuzuar në lëndën kryesore për përgjimin joligjor masiv, Sasho Mijallkov.
Në procedurën sipas avokatit Petrovski, me asnjë provë nuk është konfirmuar se Sasho Mijallkovi dhe Goran Grujevski (i cili në procedurë nuk ka dhënë asnjë deklaratë pasi e ka lëshuar vendin) dhe i ka dhënë kahje Nadica Nikoliqit (për herë të parë e ka njohur në janar 2015), tre muaj para se ti përfundojë funksioni drejtor i DSK-së të krijojnë grup për ndjekje masive joligjore të komunikimit përmes sistemeve për ndjekje të sistemeve në DSK.
“Nga të gjitha provat verbale dhe materiale në procedurë është vërtetuar si fakt vetëm ajo se Mijallkovi, si drejtor i DSK-së, në hierarkinë e vendosur ka qenë superior ndaj Goran Grujevskit dhe Nadica Nikoliqit, e cila nuk e ka njohur. Fakt që nuk është kontestuar nga asnjë prej të pandehurve dhe të punësuarve të DSK-së. Fakti është se për veprën penale “shoqërim kriminal”, sanksionohen autorët të cilët do të krijojnë grup ose bandë ose pjesëtarët e saj. Mijallkovi nuk është krijues, as organizator, as anëtar i ndonjë grupi të pretenduar që kryen vepra penale.
Në procedurë nuk ka asnjë provë se Mijallkovi ka ndërmarrë ndonjë aktivitet për të tërhequr, organizues të krijuesve të grupit, anëtarë që kinse grupi i krijuar dhe provat për caktimin e ndonjë roli ndaj anëtarëve brenda grupit për të arritur një qëllim të përbashkët. Nuk ka asnjë provë materiale ose verbale se nga roli i tij në organizimin e krijuesve të cilët do të organizonin një grup për të kryer vepra penale”, tha avokati Petrovski.
Mbrojtja e Nadica Nikoliqit pas fjalës përmbyllëse ka thënë se nuk ka ekzistuar grup, ose shoqërim kriminel mes Nikoliqit dhe të akuzuarve tjerë, pasi në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 njohja e parë me Nadicën me ish drejtorin e atëhershëm të DSK-së, Sasho Mijallkov ka ndodhur në gjysmën e dytë të janarit 2015, ndërsa pastaj as e ka kërkuar, as që ka qenë në kabinetin e tij ose janë takuar në ndonjë vend tjetër.
Mbrojtja paoshtu ka thënë se Prokuroria publike nuk i ka treguar pretendimet nga aktakuza për krijimin e grupit të personave.