Ankara, 1 korrik – Turqia sot bëri të ditur se është e “dëshpëruar” për shkak të asaj që nuk është në listën e vendeve shtetasve të së cilës iu lejohet hyrje në Bashkimin Evropian dhe kërkoi “përmirësimin e gabimit”.
“Jemi të dëshpëruar që nuk jemi në listë. Presim që sa më shpejtë të përmirësohet gabimi”, deklaroi shefi i diplomacisë turke Hami Aksoj.
Këshilli i BE-së dje miratoi rekomandime që prej sot gradualisht t’i hapë kufijtë e BE-së për shtetasit e 14 vendeve, ndërsa në listë nuk është Turqia.
Ankaraja bën të ditur se me sukses ka luftuar kundër pandemisë me Kovid-19 dhe se ka shkallë relativisht të vogël të vdekjes. Sipas të dhënave zyrtare në Turqi janë regjistruar gati 200.000 persona të infektuar me virusin e ri korona, prej të cilëve 5.100 kanë ndërruar jetë.
Numri i të infektuarve të rinj në Turqi gjatë javës së kaluar shënon rritje pasi muajin e kaluar ishin hequr masat restriktive.
Lista e BE-së do të shqyrtohet në çdo dy javë.