Shkup, 9 maj – Aksion i madh policor në këto momente po zhvillohet në Shkup në rrugën Cvetan Dimov, në dy vende në Haraçinë dhe në gjashtë vende të tjera në Hasanbeg, raporton gazeta KOHA.
Sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për arrestimin e grupit “Bellanoca”, anëtarë i së cilës ishte edhe fajdexhiu i njohur Xhelal Ajeti – Xhelo, i cili u vra para gjashtë viteve, ndërsa vëllau i tij u ngeli i vrarë vitin e kaluar në një përleshje me armë në rrugën “Ruzelltova” në afërsi të PSP-së në Shkup, transmeton gazeta KOHA.Deri në këto momente raportohet për 8 persona të ndaluar nga policia.
Ky operacion po zhvillohet në kuadër të Sektorit për Krim të Organizuar dhe Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt, Shkup. (koha.mk)