Shkup, 3 prill – Komuna e Çairit ka vazhduar me dezinfektimin e hapësirave të ndërtesave për shkak të situatës me koronavirusin.
“Pasi u realizua dezinfektimi i ndërtesave të lagjeve Çair i Vjetër dhe Fushë Topanë, sot këtë proces vital për shëndetin tonë Komuna e Çairit po e realizon edhe në: ndërtesat e rrugës Xhon Kenedi, ndërtesat e lagjeve Seravë, Gazi Babë, Sahat Kullë, Dyqanxhik dhe ndërtesat kolektive në zonën e Bit Pazarit në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja’”, kanë thënë nga Komuna e Çairit.
Me këtë, sipas tyre, rrumbullakohet aksioni i ndërmarrë që përfshiu gjithsej 162 hyrje të ndërtesave kolektive në territorin e Komunës së Çairit. (koha.mk)