Aksionet e Porsche AG po vlerësohen më lartë, me ç’rast kjo markë e veturave sportive është renditur në listë si e dyta më e madhja në treg të Gjermanisë, shkroi të Reuters. Aksionet e Porsche AG-së janë vlerësuar prej 75 miliardë eurosh, e dyta pas Volkswagenit aksionet e të cilit vlejnë rreth 80.1 miliardë euro, dhe para rivalit Ferrari.
Drejtori ekzekutiv i Porsches dhe Volkswagenit, Oliver Blume, në një intervistë për Reuters tha se vendimi për rritjen e vlerës së aksioneve për këtë markë është marrë me shumë vetëdije.
Me rritjen e vlerës së aksioneve të Porsches, ato të Volkswagenit kanë rënë prej 4.6 për qind. Rritja e aksioneve të Porsches ka ndodhur në një kohë kur listimet evropiane po përballen me vitin e tyre më të keq që nga 2009-ta për shkak të rritjes së inflacionit, rritjes së normave të interesit dhe luftës në Ukrainë.