Shkup, 19 shtator – Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, 21 Shtatori, NP “Higjiena Komunale” – Shkup dhe Qytetit i Shkupit organizojnë aksion masiv për pastrim të përgjithshëm të të gjitha komunave të Shkupit. Në suaza të aksionit do të hiqen edhe grafitet me përmbajtje fyese, që promovojnë gjuhë të urrejtjes, të intolerancës fetare dhe etnike, bëri të ditur “Higjiena Komunale”, përcjellë Koha.mk
Siç informojnë nga ndërmarrja, gjatë periudhës nga data 21 e deri më 24 shtator, në secilën komunë do të vendosen enë të veçanta në të cilat qytetarët do të mund t’i hedhin mbetjet e vëllimshme – mobiliet e vjetra dhe mbetjet elektrike dhe elektronike.
Enët për largimin e mbetjeve të vëllimshme do të vendosen në lokacionet në vijim: Në Komunën Çair: udhëkryqi mes bulevardit Cvetan Dimov dhe rruga Kosta Abrasheviq, udhëkryqi mes rrugëve Xhon Kenedi dhe Dizhon, rr. Resenska, pranë restorantit Fa-Fa; në Komunën Aerodrom: bul. Ekspedita e Shkurtit në afërsi të super marketit ,,Ramstor”, në afërsi të të ndalesës së fundit të autobusëve me nr. 5, bul. AVNOJ nr. 68 – 74 në afërsi të marketit M, lagja Lisiçe, rr. Dimitar Turimanxhoski, pas stacionit të policisë; Në Komunën Shuto Orizare: në afërsi të Zhito Lluksit, qarku mes rr. Brsjaçka buna dhe rr. Nov Zhivot, te Salla sportive, qarku mes rr. Nov Zhivot dhe Gvadalahara, në afërsi të ndalesës së fundit të autobusëve me nr. 19-të; Në Komunën Gazi Babë: lagjja Avtokomandë, rr. Lazar Pop Trajkov (para objektit të braktisur të Centro), rr. Maxhari, te restorant Dalija, lagjja Zhelezarë te ndalesa e fundit e autobusëve me nr. 16-të; Në Komunën Butel: rr. Gruica Vojvoda (pas kinos Butel), sheshi në rr. Ho Shi Min dhe rr. Rudo, Butel 1, te Salla sportive Ivan Haxhi Nikollov në Radishan; në Komuna Kisella Vodë, rr. Ratko Mitroviq, te Salla spotive, udhëkryqi te rr. Hristo Tatarçev dhe rr. Debarska, te kafeneja Get, parku Pushkin; Në Komunën Qendër: përballë Vuçko skaj rrugëve Kosturski heroi dhe rr. Borka Talevski, tek rreth rrotullimi në lagjen Debar në rr. Naum Naumovski Borçe, te Tregu i gjelbër, te parkingu pas Makpetrollit, te kontejnerët nëntokësorë; në Komunën Karposh: rr. ,,Bradfordska”, në afërsi të restorantit ,, Makedonska kuqa”, në Kozle, rr. Zhenevska”, te ndalesa e fundit e autobusëve me nr. ,,24”, në Taftalixhe 2, rr. ,,Vanço Mickov” nr. 50, te kontejnerët e NP Higjiena Komunale – Shkup; Në Komunën Gjorçe Petrov: rr. Dame Gruev, në të djathtë te lagjja e romëve, lagjja Hrom, rr. Voin D., te salla sportive, lagjja Deksion, te ndalesa e fundit e autobusëve me nr. 5; Në Komunën Saraj: rruga për në Gërçec, te Hallk Bank, f. Kondovë, te Furra, informojnë nga ndërmarrja. (koha.mk)