Aksion policor në Palermo: Është arrestuar shefi i Koza nostra (FOTO)

Romë, 4 dhjetor – Policia italiane e arrestoi shefin e ri të mafies siciliane Setimo Mineo, si dhe 45 mafiozë të dyshuar.

“Me këtë aksion është dhënë sulm i madh ndaj krimit të organizuar në Sicili”, deklaroi sot nënkryetari i Qeverisë italiane, Luixhi di Majo.

Policia konfirmoi se në mesin e të arrestuarve gjendet edhe 80 vjeçari Mineo, shef i familjeve mafioze lokale në kryeqytetin e ishullit, Palermo. Përfaqësues zyrtar theksojnë se Mineo para pak kohësh është emëruar si shef i përgjithshëm i Koza nostra.

“Mineo është zgjedhur si “trashëgimtar” i Toto Rina pas vdekjes së tij. Nuk ka më vend për lloj të tillë të kriminelëve në Itali”, shkroi Di Majo në Instagram.

Ish “sheshi i shefave” Salvatore Toto Rina humbi jetën vitin e kaluar në burg, ku kaloi gati 25 vite për shkak se kishte dhënë urdhër për kryerjen e dhjetëra vrasjeve, përfshirë edhe vrasjet e gjykatësve më të njohur italian.