Ministria e Shëndetësisë organizon aksion për pastrimin e hapësirave midis Klinikave, në qarkun e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”. Siç njoftojnë nga Ministria, aksioni ka filluar në orën 8:30 minuta, ndërsa do të përfundojë në orën 16:30 minuta.