Shkup, 14 mars – Këmbësorë dhe çiklistë në koordinim me Shoqatën “Në biçikletë” sot përmes aksionit njëorësh në udhëkryqin e bulevardeve “Partizanski odredi” dhe “8 Septemvri” do të tentojnë ta ngritin vetëdijen te opinioni dhe t’u bljnë thirrje institucioneve të sigurojnë kalime alternative për çiklistët dhe këmbësorë kur do të kryhen punët ndërtimore.
Pjesëmarrësit në aksion do të bëjnë mburojë të gjallë te udhëkryqi afër shkollës “Zdravko Cvetkovski” ku kryhen ndërhyrje ndërtimore me qëllim që në periudhën prej orës 17 e deri në 18 të sigurojnë kalim të sigurt për këmbësorët dhe çiklistët përmes kësaj pike kritike.
Sipas tyre, situatat e këtilla i sjellin në rrezik këmbësorët dhe çiklistët, ndërsa shteti nuk ka rregullore për këtë problematikë.