Shkup, 2 maj – Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska” edhe këtë vit në bashkëpunim me Institutin e mjekësisë së punës, institutin e transfuziologjisë, Kryqin e Kuq dhe Komunën e Çairit organizon aksion për dhurimin e gjakut në Çarshinë e Vjetër të Shkupit gjegjësisht te Çifte Amami më datën 04.05.2018 (E premte), njofton Koha. Aksioni fillon nga ora 10. Njëherit bëhet edhe promovimi i drejtimeve profesionale të shkollës nga nxënësit tanë