Policia e Kosovës sot ka nisur një aksion të arrestimit të policëve që dyshohen për marrje të ryshfetit Policia e Kosovës ka arrestuar 21 policë në veri të vendit dhe 14 të tjerë nga stacioni i Policisë në jugun e këtij qyteti. Sipas burimeve të KosovaPress-it, pjesa më e madhe e policëve do të lajmërohen për intervistim në Inspektoratin e Policisë, kurse, shtatë prej tyre pritet të arrestohen. Janë 21 policë të trafikut që dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare vetëm në veri të Mitrovicës, të gjithë nga stacioni policor në Zveçan, ndërsa 14 të tjerë në jug të Mitrovicës. Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e zyrtarëve policor.