Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, kreu kontroll mbi disa objekte hoteliere në Prilep dhe Manastir, por edhe në disa vende tjera. Detajet e veprimit do të shpallen në konferencë shtypi gjatë ditës.
Një javë më parë në një aksion të koordinuar policor me inspektorët nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Tregut, u kontrollua puna e 24 objekteve hotelierike në Shkup, prej të cilave 13 u mbyllën për shkak të parregullsive të konfirmuara.