Shkup, 19 shkurt – NP “Higjiena Komunale” – Shkup sot e filloi aksionin për pastrimin e kampusit të universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, fillimi i të cilit e shënuan drejtori Abdulsamed Shabani, kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq dhe drejtoresha e Institutit për Hulumtime Juridike-Politike Sociologjike prof. dr. Bojana Naumovska.
Drejtori Shabani theksoi se kanë vendosur të zbatojnë aksione për pastrim gjithkund kur shohin nevojë për intervenim edhe krahas faktin që pastrimi i institucioneve nuk është obligim, as kompetencë e NP “Higjiena Komunale” – Shkup.
“Në periudhën e kaluar organizuam aksione në më shumë institucione arsimore, ishte pastruar oborri i konviktit “Pellagonia” dhe Entit për përkujdesje “Ranka Milanoviq”, ndërsa sot jemi në kampusin e UCUIM-it. Do të vazhdojmë me intervenimet tona gjithkund ku do të hasim në pika të zeza kur vazhdimisht krijohen dy deponi, si rezultat në azhurnimin e parregullt të hedhurinave nga ana e qytetarëve”, deklaroi Shabani.
Profesoresha Naumovska theksoi se çështja për azhurnim të parregullt të hedhurinave në Shkup është shumëdekadash dhe zgjidhjes së tij kërkon qasje komplekse.
“Nevojiten hulumtime shkencore për shkaqet e sjelljes së pandërgjegjshme të qytetarëve, por edhe masa ndëshkuese” theksoi Naumovaka.
Kryetari Bogdanoviq e përshëndeti aksionin e NP “Higjiena Komunale” – Shkup dhe shfaqi shpresë se këto aktivitete do të rezultojnë me mjediss më të pastër të jetesës. (koha.mk)