Aksion i MPB-së kundër garave të paligjshme me motorë

Shkup, 1 qershor 2018 (MIA)- Për shkak të dyshimit se organizojnë dhe marrin pjesë në gara të paligjshme, policia dje gjatë kontrollit ka ndaluar 10 motoçikleta për shkak të dyshimit se kanë instaluar pjesë të cilat nuk janë standarde. Motorët sot do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.

Siç kumtoi MPB, dje prej orës 19:00 deri në orën 24:00 nga ana e Sektorit për siguri në komunikacion pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup dhe Sektorit për sigurim eskord të komunikacionit, gjatë kontrollit të kryer të asksioni në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Shkup përkohësisht janë ndaluar dhjetë motoçikleta, Motorët janë mbajtur për shkak të dyshimit se pronarët kanë instaluar sisteme të cveçanta, pjesë prëbërëse, njësi të pavarura teknike dhe pajisje që dallon nga sistemet e instaluara themelore sipas nenit 53 të Ligjit për automjetet.

Nga MPB informojnë se lidhur me kundërvajtjet e tjera, janë ndërmarrë gjithsejt 46 masa për kundërvajtje të kryera në komunikacion.