Në fshatin Luboten prej mëngjesit po realizohet një aksion i madh policor. I tërë fshati është i bllokuar, ndërsa shumë shtëpi janë bastisur që nga ora 5 e mëngjesit, transmeton gazeta Koha.
Siç informojnë fshatarët, aksioni po realizohet për shkak të duhanit të cilin e kultivojnë.
Ata thonë se kjo është mënyra e vetme e tyre e ekzistencës dhe se me djersë mundohen t’i ushqejnë fëmijët e tyre. (koha.mk)