Berlin, 5 dhjetor – Në Itali, në Gjermani, në Belgjikë dhe në Holandë sot në mëngjes janë bërë aksione policore të koordinuara, objektivi i të cilave ka qenë mafia italiane.
Policia gjermane federale njoftoi se janë kryer kontrolle në hapësira që i kanë përdorur anëtarët e Ngrangetës, grupit kriminal nga pjesa jugore e Italisë.
Në operacion ka pasur edhe “disa arrestime” por nuk e saktësoi numrin e tyre.
Aksioni është koordinuar nga Njësiti Evropian për Luftë kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar (Eurojust).