Shkup, 15 shkurt – Më shumë se 20.000 funksionarë të përgjuar, gazetarë, gjykatës, prokurorë, politikanë, persona fetarë, profesorë, mjekë dhe qytetarë në mbi 600.000 biseda telefonike. Kurrë më, shkruan në banerin që mëngjesin e sotëm është vendosur në sheshin e qytetit në Shkup.
Aksion gerrilla përkujton në përgjimin që është kryer nga ana e pushtetit lokal në periudhën nga viti 208-2015.
Për përgjimin, Prokuroria Speciale Publike e ngriti lëndën “Target-Fortesa”, ku akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, Toni Jakimovski dhe gjashtë zyrtarë tjerë në DSK.
Sipas PSP, përgjimi është kryer nga DSK-ja, ndërsa ilegalisht janë përcjellë 5.827 numra dhe janë përgjuar mbi 20 mijë njerëz. Një numri të madh të gazetarëve dhe aktivistëve civilë në vitin 2015 u janë dorëzuar “dosje” me bisedat e tyre të përgjuara.
Në vitin 2015 lideri i opozitës së atëhershme Zoran Zaev, zbardhi se janë përgjuar mbi 100 gazetarë. (koha.mk)