Policia austriake mëngjesin e sotëm realizoi operacion antiterrorist në disa krahina. Në aksion marrin pjesë rreth 800 pjesëtarë të policisë. Në Vjenë dhe Grac është realizuar bastisje në disa banesa. Në Grac është kryer bastisje edhe në një xhami. Ministria austriake e Punëve të Brendshme refuzoi të japë më shumë informata për aksionin i cili është në vijim.